Zotimi i Anёtarit

Duke qenë në dijeni se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës synon t’i zhvillojë traditat më të larta të profesionit tonë të lashtë dhe të bëhet shëmbëlltyrë e tyre, unë sot këtu zotohem që, si kusht i Anëtarësimit në Kolegj, të sillem në përputhje të plotë me parimet dhe rregulloret e Kolegjit.

UNЁ ZOTOHEM SE DO TЁ NDJEK me ndershmëri praktikën e kirurgjisë dhe do të vendos mirëqenien dhe të drejtat e pacientit tim mbi gjithçka tjetër. Unë premtoj se do të merrem me secilin pacient ashtu siç do të dëshiroja të merreshin me mua nëse do të isha në pozitën e pacientit, si dhe do të respektoj autonominë dhe individualitetin e pacientit.

UNЁ TUTJE ZOTOHEM SE DO TЁ AFIRMOJ dhe mbështes kontratën sociale të profesionit kirurgjik me komunitetin tim profesional dhe të gjithë njerëzit.

UNЁ NUK DO TЁ MARR PJESЁ në ndonjë marrëveshje ose marrëdhënie të pahijshme financiare që nxit referimin, trajtimin ose ndalimin e trajtimit për arsye të tjera përveç mirëqenies së pacientit.

ME NDERIN TIM unë deklaroj se do të avancoj njohuritë dhe aftësitë e mia, do të respektoj kolegët dhe do të kërkoj këshillën e tyre kur dyshoj në aftësitë e mia. Nga ana tjetër, unë me dëshirë do të ndihmoj kolegët e mi kur të më kërkohet.

UNЁ E PRANOJ NDЁRVARЁSINЁ e të gjithë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe do ta trajtoj secilin me respekt dhe konsideratë.

 

Prishtinë, Kosovë

23 Shtator 2021

Registration

Forgotten Password?

Kalo te paneli