Ass. Prof. Dr. Salih Sh. Krasniqi, Dr. Sc. kirurg-laparoskopist- lindi më 02.06.1956 në Tuxhec të Kamenicës (Dardanës), Kosovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë i ka mbaruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia e ka mbaruar në Zagreb, në vitin 1991. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Zagreb, 1988-1989, ndërsa në Prishtinë në Fakultetin e Mjekësisë, më 2002 e ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Korrelacioni ndërmjet të dhënave klinike, radiologjike, endoskopike, histopatologjike dhe të tretmanit kirurgjik te kanceri i lukthit”. Doktoraturën e ka mbrojtur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2013, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, me titull “Eksperienca jonë në trajtimin e kalkulozës biliare me laparoskopi dhe roli i laparoskopisë në trajtimin e rasteve të avancuara”, me mentor Prof. Dr. Arben I. Beqiri. Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës. Ka qenë pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake në tri luftërat në trojet shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë (1998-2001). Ka qenë Asistent i autorizuar i lëndës së kirurgjisë (1996- 2011) në Klinikën e Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka qenë mësimdhënës i kirurgjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në FSHMN nga viti 2008 deri më 2010. Që nga janari i vitit 2014 është Pedagog i lëndës së Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, dega në Kukës. Ka qenë Këshilltar Komunal i Kuvendit Komunal të Prishtinës në periudhën 2009-2013. Ka qenë Drejtor mjekësor në QKUK nga 2010 deri më 2011. Nga viti 2016 është mësimdhënës në Fakultetin e Infermierisë në UBT dhe nga shtatori 2017 është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Infermierisë në UBT. Është autor dhe bashkautor autor i nëntë librave. Dr Salih Sh. Krasniqi ka botuar mbi 30 punime shkencore dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit.
×
- Ballina
- Rreth nesh
- IGR
- Lajme
- KJS
- Buletini
- Kongreset
- Kongresi 2021
- Kongresi 2022
- Rreth Kongresit
- Programi i Kongresit
- Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
- Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
- Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
- Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
- Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
- Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
- Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
- Sponsorët
- Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
- Galeria
- Kongresi 2023
SQ
EN
- Login