Ass. Prof. Faik Kafexholli

Ass. Prof. Faik Kafexholli u lind në vitin 1937, në fshatin Bellanicë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Duke e parë që në atë kohë kishte shumë nevojë ai rajon për mësues, Dr. Kafexholli, e regjistroi Shkollën Normale të Prizrenit. Pas perfundimit të shkollës, emërohet mësues në fshatin Duhël ku punoi tre vite. Në vitin 1962 e përjashtojnë si kuadër i papërshtashëm për pushtetin dhe për këtë arsye shpërngulet për në Maqedoni.

 Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Shkup më 1968, pastaj fillon punën si mjek në Prizren. U rikthye në Kosovë sepse kishte mungesë të mjekëve. Për shkak të kësaj mungese, Dr. Kafexholli, punoi edhe në Has e në vise të tjera. Më 1974 kalon në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë, në repartin e Kirurgjisë së fëmijëve. Specializimin nga Kirurgjia e fëmijëve e mbaron më 1978 në Beograd. Pastaj kthehet të vazhdojë punën në repartin e Kirurgjisë së fëmijëve në Prishtinë, deri kur doli në pension në vitin 2004.

Që nga viti 1974 ka qenë Asistent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Vlen të theksohet që në rrethanat e luftës në Kosovë, në vitin 1998-1999, Ass. Prof. Faik Kafexholli, shkon pa ngurrim në zonën operative të Llapit duke ndihmuar banorët e asaj ane.

Pas një pune të gjatë dhe me një shpirt humanisti të pashoq, ai ka ndërruar jetë më 21 Shtator, 2020.

Registration

Forgotten Password?