Dr. Adnan Shabani

Dr. Adnan Shabani i lindur më 15 Qershor, 1944 në Shkup.  Shkollën fillore tetëvjeçare “Liria” e kreu në Shkup. Poashtu, edhe shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Cvetan Dimov” në Shkup. Në Fakultetin e Mjekësisë u regjistrua në vitin 1962. Përshkak të suksesit të shkëlqyeshëm në shkollën e mesme, është liruar nga provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë. Ka diplomuar në vitin 1967. Në atë kohë ishte njëri prej mjekëve më të rinj në trevat e ish-Jugosllavisë. Nga 1 Nëntori 1971 deri me 6 Qershor 1972, ka kryer studimet postdiplomike në Shkollën Popullore ”Andreja Stanpar”, në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Provimin specialistik nga Kirurgjia e Përgjithshme e ka kryer në Shkup. Më 5 Gusht, 1976 ka kryer provimin e specializimit nga Kirurgjia Plastike dhe Rekonstruktive, në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.

Me 1 Maj, 1978 ka themeluar repartin e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive në Prishtinë dhe prej asaj kohe deri më 15 Qeshor, 2003, ai ka qenë Kryeshef në Repartin e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive në Prishtinë. Në vitin 1978 është zgjedhur Asistent i lëndës së Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2009, Dr. Adnan Shabani, ka qenë Kryeshef i shërbimit Ambulator në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë.  Është pensionuar në vitin 2009. Prej 2003-2009 ka qenë i punësuar në spitalin “Bahceci” të Turqisë në Prishtinë.

Në vitin 2019 u punësua në Klinikën Amerikane në Prishtinë, si specialist nga Kirurgjia Plastike.

Është autor dhe koautor i mbi 20 punimeve shkencore. Gjatë jetës ka marrë shumë mirënjohje të tilla si: Mirënjohje si Kryetar Nderi në “Simpoziumin e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike Kosovare, me pjesëmarrje ndërkombëtare në Prishtinë”, Mirënjohje për “Mentor të Punimeve Shkencore në disa Kongrese të studenteve të Mjekësisë në ish-Jugosllavi”, Mirënjohje nga Klinika e Kirurgjisë për “Kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve ndër-njerëzore, ndër-kolegiale, ruajtjen e dinjitetit të mjekut, ruajtjen e autoritetit të institucionit, dhënien e këshillave me vlerë, të cilat do të shërbejnë edhe për të ardhmen”, si dhe Mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në themelimin e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive. 

Registration

Forgotten Password?