Dr. Agon Rrusta

Dr. Agon Rrusta është lindur në Prishtinë. Ai ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e Denver, Colorado, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjëkësisë me degën e Mjekësisë Përgjithshme në vitin 2011. Stazhin klinik pas diplomimit e ka kryer me sukses në Qendrën Klinike Universitare.

Dr. Rrusta ka filluar karrierën e tij si mjek i përgjithshëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe ka punuar me dedikim deri në vitin 2014. Në vitin 2014, ai ka filluar specializimin në fushën e Oftalmologjisë në të njëjtën qendër klinike universitare, ku ka arritur rezultate të shkëlqyera.

Përkatësisht, nga viti 2018 e në vijim, Dr. Rrusta është duke vijuar studimet e tij të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, me fokus në Mjekësinë Klinike. Gjatë karrierës së tij, ai ka pasur mundësinë të përmirësojë ekspertizën e tij përmes pjesëmarrjes në seminaret e Salzburgut në vitin 2017.

Një prej arritjeve të tij të shquara është fitimi i grantit nga European School for Advanced Studies in Ophthalmology (ESASO) në fushën e E-Retinës për vitin 2021 dhe të grantit të European Society of Ophthalmology (SOE) për vitin 2023. Dr. Rrusta gjithashtu është anëtar i prestigjioze të shoqatave profesionale si American Academy of Ophthalmology, European Society of Retina Specialists, dhe American Society of Cataract and Refractive Surgery.

Ka prezantuar punimet e tij në seminaret mjekësore të Salzburgut në vitin 2017 dhe në kongreset e South-East European Ophthalmological Society (SEEOS) në vitin 2019.

Gjithashtu, në vitin 2023, Dr. Rrusta ka pasur mundësinë e trajnimit subspecialistik në Kirurgjinë për katarakt, korne dhe retinën medicinale në Moorfields Eye Hospital në Londër, duke treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj avancimit të tij në fushën e Oftalmologjisë.

Registration

Forgotten Password?