Prof. Dr. Arben Beqiri

Prof. Dr. Arben Beqiri, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve për Shqipëri, ka diplomuar në Mjekësinë e Përgjithshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, ku ka përfunduar edhe specializimin gjatë viteve 1990-1993.  

Që nga viti 1993 e deri më tani, Dr. Beqiri është Pedagog i Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë si dhe Kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë”.  Ai ka qenë lektor në Departamentin e Kirurgjisë Abdominale në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, si dhe në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore të Naval, Bethesda MD, USA, Grand Rounds on Surgery in Albania, në janar të vitit 2005.

Gjatë zhvillimit të tij profesional, Dr. Beqiri është i pari që ka prezantuar endoskopinë terapeutike në shërbimin e urgjencës së kirurgjisë digjestive me ndihmën dhe mbështetjen e Fondit Shqiptar të Shëndetit. Përveç kësaj, ai ka prezantuar teknika dhe metoda të reja të kirurgjisë laparoskopike minimalisht invazive në Shqipëri. Poashtu, Dr. Beqiri ka realizuar për herë të parë në Shqipëri këto metoda të trajtimit: Polipektominë endoskopike gastrointestinale, kauterizimin bipolar për trajtimin e hemoragjive digjestive, gastrostominë dhe jejunostominë endoskopike perkutane, ERCP-në, trajtimin me laparoskopi të cisteve te ovarit me një seri prej më se 100 rastesh, trajtimin me laparoskopi të hernies inguinale (TAPP).

Dr. Beqiri ka një sërë grante dhe eksperienca kërkimore dhe disa prej tyre janë: Grant nga Fullbright, i cili ishte administruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ku fusha e studimit ishte, “Kirurgjia Laparaskopike e Kolonës dhe Rektumit” në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore të Naval. Një tjetër eksperiencë është edhe ajo në Universitetin Katolik të Leuven, ku tema e studimit përfshinte, “Hulumtim në Kirurgjinë Kolorektale dhe një Përditësim mbi Kirurgjinë Laparoskopike dhe Aplikimet e saj.”

Dr. Beqiri është bashkë autor i disa publikimeve dhe prezantimeve si dhe anëtar i disa shoqatave të rëndësishme kirurgjike. 

Përveç gjuhës shqipe, Dr. Beqiri flet edhe katër gjuhë të huaja rrjedhshëm, gjuhën angleze, italiane dhe atë franceze.

Registration

Forgotten Password?