Dr. Bedri Osmani

Dr. Bedri Osmani lindi në Prishtinë. Në viti 2003, Dr. Osmani përfundoi me sukses studimet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Mjekësi e Përgjithshme. Pasi përfundoi studimet, ai nisi një rrugë të suksesshme në fushën e mjekësisë dhe kKrurgjisë. Nëntorin e vitit 2003, ai filloi stazhin klinik postdiplomik, duke zhvilluar aftësitë dhe njohuritë e tij në mjekësi.

Pas përfundimit të stazhit, Dr. Osmani punoi në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Obiliq për dy vite, nga prilli 2004 deri në prill 2006. Gjatë kësaj periudhe, ai trajtoi pacientët dhe zhvilloi njohuritë e tij në mjekësi familjare.

Në vazhdim, Bedri Osmani punoi për dy vite të tjera, nga prilli 2006 deri në prill 2008, në Njësinë e Urgjencës në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Obiliq. Ai tregoi profesionalizëm të lartë dhe përkushtim ndaj trajtimit të urgjencave shëndetësore.

Pasi mori përvojë të vlefshme në mjekësi, Bedri Osmani ndoqi një edukim specialistik postdiplomik në Klinikën e Kirurgjisë, me një fokus të veçantë në Kirurgjinë Torakale, në QKUK Prishtinë, duke e përfunduar me sukses në prill të vitit 2014.

Nga prilli i vitit 2014, Bedri Osmani  punon në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK Prishtinë, duke shërbyer në rolin e tij si Specialist i Kirurgjisë Torakale.

Dr. Bedri Osmani është kryetar i Shoqatës së Kirurgëve Torakal të Kosovës (TOK), ai gjithashtu shërben si kryetar i Komitetit për Kirurgjinë e Gjirit në kuadër të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Bedri Osmani pos të tjerash është anëtar i Bordit Drejtues të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Gjatë specializimit dhe pas tij, në kuadër të Edukimit të Vazhduaeshem Profesional, ai ka pasur mundësinë të ndjekë trajnime dhe praktika në vendet e ndryshme si: Gjermani-Mannheim – University Hospital – UMM, Austri-Salzburg, Turqi – LIV Hospital, Maqedoni- Shkup – Qendra Klinike Universitare, Shqipëri-Tiranë – Qendra Klinike Universitare etj.

Dr. Bedri Osmani është i certifikuar për echosonografi të gjirit dhe ka marrë pjesë në shumë kongrese, konferenca, simpoziume, takime profesionale dhe trajnime mbrenda dhe jashtë vendit, për të cilat posedon çertifikatat e nevojshme.

Registration

Forgotten Password?