Dr. Bekim Tateshi

Dr. Bekim Tateshi, i lindur më 13 shtator 1969 në Strugë. Shkollën fillore e vijoi në vendlindje në SHF “Vëllezërit Milladinovci”, ndërsa të mesmen në QAMO “Hajdar Dushi” në Gjakovë, drejtimi teknik i biologjisë. Fakultetin e mjekësisë e kreu ne Universitetin e Zagrebit në Kroaci.

Pas mbarimit të stazhit dhe provimit shtetëror u angazhua në Entin për Nefrologji në Strugë, në repartin për hemodializë kronike.

Në vitin 2002 filloi specializimin në fushën e oftalmologjisë në Klinikën Universitare të Syve në Shkup dhe me sukses e mbaroi në vitin 2007.

Prej vitit 2003 është i angazhuar në Klinikën Universitare të Syve në Shkup – në repartin e oftalmologjisë pediatrike dhe strabizmit.

Ne vitin 2008 është emëruar me titullin Asistent në katedrën e oftalmologjisë pranë fakultetit të mjekësisë në Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë është i caktuar si koordinator nacional për Retinopatinë Prematurike dhe qysh nga viti 2009 me sukses udhëheq skriningun e Retinopatisë Prematurike si dhe aplikon operacionet me lazerfotokoagulacion dhe aplikimin e anti-VEGF te foshnjet e rrezikuara. Poashtu është ekspert në fushën e kirurgjisë të strabizmit, fakokirurgjise dhe ehografise te syrit.

Në vitin 2016 me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temë: “Retinopatia e prematurit – skriningu dhe terapia bashkëkohore” dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë. Është pjesëmarrës në shumë kongrese, seminare, puntori me karakter nacional dhe ndërkombëtar.

Në vitin 2021 nga Këshilli arsimoro-shkencor I Fakultetit të shkencave mjekësore pranë Universitetit Goce Delçev në Shtip fiton titullin Docent në fushën e Oftalmologjisë.

Flet dhe shkruan ne gjuhen shqipe, anglishte, maqedone, kroate dhe turke.

Registration

Forgotten Password?