Dr. med. Valon M. Baraliu MD, MSc

Dr. Valon M. Baraliu, Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve për Evropë, ka lindur në Prishtinë/Republikën e Kosovës. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në vendlindje. Studimet themelore universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Më tej, Dr. Baraliu vazhdoi dhe përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetet e Aalborg/Danimarkë, Leicester/Mbretëri e Bashkuar dhe Oldenburg/Wilhelmshaven në Gjermani. Specializimin në Lëminë e Neurokirurgjisë e përfundoi në Hanover/Gjermani. Fillimisht ka punuar si specialist i  neurokirurgjisë dhe Kryemjek në Klinikat përkatëse  neurokirurgjike, pjesë e  kampuseve akademike të Universiteteve Göttingen dhe Regensburg.

Për thellim njohurish Dr.Baraliu ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale dhe vizita studimore në vende të ndryshme të Botës si në Holandë, Irlandë, Zvicër, Itali, Francë, dhe Lindjen e Afërt.
Është anëtar i rregullt i Asociacionit Gjerman të Neurokirurgëve (Deutsche Gesellschaft für Neurochirurgie), Asociacionit Evropian të Kirurgëve Spinal (Eurospine) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Kirurgëve Spinal (International Society of Spine Surgery).
Aktualisht, Dr. Baraliu punon si Kryemjek Kryesor dhe Bashkëdrejtues i Departmentit të Kirurgjisë spinale të Klinikum Lörrach, Kampusi akademik i Spitalit Universitar Freiburg në Gjermani.

Registration

Forgotten Password?