Dr. Peter Killcommons

Dr. Peter Killcommons, është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i MEDVEB (www.medweb.com), një web-zhvillues i Telemedicine Enterprise, Tele-Radiologjisë, dhe vizitave virtuale të projektuara për të optimizuar dhe përmirësuar efikasitetin dhe disponueshmërinë e ekspertizës së specializuar mjekësore, duke përshtatur informatikën mjekësore me rrjetin telefonik dhe satelitor konvencional. Dr. Killcommons, kirurg ortoped, mban patentën ndërkombëtare për krijimin e sistemeve të para të arkivimit dhe shfaqjes së imazheve mjekësore në web. Ai vazhdoi duke zgjeruar këtë për shumë specializime, përfshirë dermatologjinë, patologjinë, stomatologjinë dhe monitorimin e kujdesit kritik.

Si përkrahës dhe mbështetës i shpërndarjes së informacionit të integruar në mjekësi (IHE), një standard publik për interoperabilitetin midis spitaleve dhe sistemeve të kujdesit shëndetësor, Dr. Killcommons ka bashkuar funksionet ekzistuese të imazheve mjekësore, laboratorëve dhe sistemeve të incizimeve mjekësore me një sistem gjurmimi kirurgjik bazuar në celular, për para dhe pas operacionit, që lejon pacientët kirurgjikë të dërgojnë rentgenografitë e paraoperacioneve, analizat e laboratorit, konsultimet para dhe pas operacionit përmes rrjeteve të celularëve konvencionale.

Dr. Killcommons zgjeroi më tej këtë mundësi duke integruar një gamë të ndryshme sistemesh informacioni me kosto të ulët në një Cloud Architecture të sigurtë, që mund të strehojë sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor për të ndërtuar zgjidhje të bazuar në standarde të përbashkëta me shumë efikasitet dhe kosto të ulët

Këto mjete tani janë bërë pjesë thelbësore e shumë sistemeve të kujdesit shëndetësor që ndërtojnë iniciativat e tyre të kujdesit shëndetësor bazuar në internet. Dr. Killcommons ka shërbyer si anëtar i bordit të Shoqatës Amerikane të Telemjekësisë dhe si Kryetar i Këshillit të Industrisë. Si Drejtor Ekzekutiv dhe themelues i Medweb, ekipi i tij ka kryer mijëra instalime që mbështesin miliona pacientë në SHBA dhe gjetiu nëpër botë.

Dr. Killcommons gjithashtu punon gjerësisht me organizata joqeveritare për të përkrahur zgjerimin e kujdesit shëndetësor në rajone të pazhvilluara të botës, duke përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikën, Azinë, Evropën, etj.

Registration

Forgotten Password?