Dr. Safet Beqiraj

Dr. Safet Beqiraj, lindi me 22 maj 1955 në Koshare, Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në Koshare, kurse gjimnazin në Ferizaj. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë në vitin 1978. Specializimin nga Kirurgjia Torakale e kreu në Beograd në vitin 1984.

Punoi në repartin e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë prej vitit 1984 deri në vitin 1988. Më 1985 kreu kursin postdiplomik nga Kirurgjia Torakale dhe më 1986 kursin inteziv nga Bronkoskopia Fleksibile ne Golnik (Slloveni). Gjatë viteve 1988-1989 qëndroi në Heidelberg (Gjermani) për subspecializim. Më 1989 kthehet në punë në Kirurgjinë Torakale, kurse me 1990 dëbohet nga puna nga regjimi serb. Gjatë viteve 1990-1992 në Ferizaj, Dr. Beqiraj, angazhohet në themelimin e Shoqatës humanitare ”Nënë Tereza” dhe hap edhe poliklinikën private “Thorax-Medicus”. Nga viti 1981 deri 1998 ka punuar si Asistent i Kirurgjisë, Në vitin 1997 ka mbrojtur tezën e doktoratës dhe në vitin 1998 zgjedhet Docent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në qershor të vitit 1999, kthehet në Klinikën e Kirurgjisë, te reparti i Kirurgjisë Torakale, dhe ishte udhëheqësi i parë i Qendrës Emergjente. Pos të tjerash Dr. Beqiraj, zgjidhet edhe Prodekan për Shëndetësi dhe Specializim në Fakultetin e Mjekësisë, Prishtine. Gjatë viteve 2001-2002 ishte Drejtor Ekzekutiv në QKUK. Nga viti 2003 ka punuar në Klinikën Dr. Horst-Schmidt në Wiesbaden, Gjermani. Nga viti 2009 e tutje ishte udhëheqës i Kirurgjisë Onkologjike Torakale në Kerckhoff Klinik gGmbH, Bad Nauheim, Gjermani.

Ndërroi jetë në vendlindje më 22 Shkurt, 2020.

Registration

Forgotten Password?