Ass. Prof. Dr. Shefqet Meha

Ass. Prof. Dr. Shefqet Meha lindi në Pejë më 05.06.1936. Arsimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në vitin 1963 në Shkup.

Fillimisht punoi për një vit në Pejë e pastaj edhe në Istog për rreth 3 vite (1974-1976). Pos të tjerash, ai përfundoi edhe Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme dhe Neurokirurgji në Shkup. Kështu, ai u bë specialisti i parë i Neurokirurgjisë në Kosovë. Pas specializimit punoi në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë dhe themeloi Repartin e Neurokirurgjisë. Gjatë kësaj kohe ishte edhe Asistent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Duke ditur rrethanat në të cilën ndodheshim në vitet e 90’, ai largohet nga puna pa dëshirën e tij nga regjimi serb. Pas luftës, ai përsëri u kthye në Klinikën e Kirurgjisë dhe vazhdoi punën e tij deri në pensionim, përkatësisht deri në vitin 2001.

Dr. Shefqet Meha ndërroi jetë më 3 Dhjetor, 2007 në Prishtinë.

Registration

Forgotten Password?