Dr. Ekrem Maloku diplomoj nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë. Pas trajnimit klinik postdiplomik pranohet si staf akademik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Në ndërkohë vijon programin dy vjeçar postdiplomik dhe magjistron në lëminë e Neuroshkencës dhe Neuropsikofarmakologjisë. Në ndërkohë për shkak të mundësive dhe entuziazmit për punë shtesë pranon ofertën nga Universiteti i Illinoit në Chicago, SHBA që të inkuadrohet në hulumtime shkencore në Neuroshkencë. Dr. Maloku arriti që të publikoj një seri të publikimeve në këtë lëmi në revistat shkencore me impakt të lartë si Proceedings of National Academy of Sciences (PNAS), Nature- Neuropsychopharmacology dhe prezantoj në shumë konferenca nacionale Amerikane dhe Europiane.
Pasi ekuivalentoj diplomën e mjekut në SHBA ai pranohet për specializim në programin e Patologjisë Klinike dhe Anatomike pranë klinikës së mirënjohur Dartmouth Hitchcock Medical Center, duke vazhduar mëtutje në programin 2 vjeçar subspecialistik të Neuropatologjisë Klinike në Qendrën Medicinale Universitare të New Yorkut (NYU Langone Health) nën mentorimin e figurave eminente në këtë fushë, duke përfshirë edhe përvojën në qendrën referente botërore për sëmundjen Alzheimer. Dr. Maloku është anëtar i Asociacionit Amerikan dhe Kanadez të Patologjisë (USCAP), Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (AMA), Shoqatës Amerikane te Neuroshkencës dhe Neuropatologjisë. Interesi i tij i ngushtë është puna e afërt me pacientë, edukimi shëndetësor dhe vazhdimi i angazhimit në hulumtime klinike, sidomos në raport me avancimin e diagnostikës molekulare neuropatologjike në tumoret e trurit dhe sëmundjen Alzheimer.