Prof. Asc. Fadil Gradica

Fadil Gradica është Profesor i Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Për më tepër, ai ka qenë Udhëheqës i Departamentit të Kirurgjisë Torakale në Institutin e Mushkërive të Fakultetit të Mjeksësisë në Tiranë nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Specializimi i tij përfshin Kirurgjinë e Përgjithshme Torakale. Në Universitetin e Tiranës, specializimin për Kirurgji të Përgjithshme Torakale e kreu në periudhën 1992-1996 dhe specializoi për Kirurgjinë Abdominale, Vaskulare, Torakale dhe Ortopedike. Diplomën Master për Kirurgjinë Torakale e mori në vitin 2004, ndërsa Doktoraturën në janar të vitit 2013.  Ai është i çertifikuar si Kirurg i Përgjithshëm Torakal nga ESTS, në Birmingham të Britanisë së Madhe që nga viti 2013.

Prof. Gradica është anëtar i shoqatave të shumta, si ESTS, CATS, AATS, ESMO, IASLC. Poashtu ai ka një numër të madh publikimesh si autor ose bashkëautor, si dhe ka marrë pjesë në konferenca, seminare trajnuese dhe kurse të shumta vendore e ndërkombëtare.

Registration

Forgotten Password?