Hubert Hauser, Prim. ao. Univ.-Prof. Dr. med.

Hubert Hauser, Prim. ao. Univ.-Prof. Dr. med., është President i Shoqatës Austriake të Kirurgjisë dhe Shef i Departamentit të Kirurgjisë, Spitali Shtetëror Graz II.Ai është specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Kirurgjisë Viscerale, si dhe Specialist i Kirurgjisë Vaskulare dhe Mjekësisë Intensive Kirurgjikale. 

Dr. Hubert Hauser, prej më shumë se 35 vitesh ka përvojë në aktivitete kërkimore në fushën e patologjisë dhe kirurgjisë, veçanërisht në onkologjinë kirurgjikale me fokus sëmundjet prekanceroze, karcinomën kolorektale, karcinomën e gjirit dhe tumoret e indeve të buta, si dhe të barkut akut, duke përfshirë dhe studime klinike. 

Dr. Hauser, gjithsej ka publikuar 113 artikuj, 45 kapituj librash shkencorë dhe mbi 250 prezantime shkencore në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kapacitetin e Kryetarit të Kongresit, Sekretarit të Kongresit, Anëtarit të Bordit Këshilllimor Shkencor dhe Anëtarit të Komitetit Organizati, ai ka organizuar ngjarje të shumta shkencore, takime dhe kongrese. Që nga viti 1997 është ekspert forenzik i përcaktuar nga gjykata për kirurgjinë e përgjithshme dhe kirurgjinë vaskulare. 

Përveç operacioneve që kryen, Dr. Hauser kryen edhe procedura endoskopike dhe proktologjike që nga viti 1987. Nga viti 1994 deri në 2014, krahas aktivitetit kirurgjik në Klinikën Universitare Kirurgjike në Graz, Dr. Hauser ka kryer operacione viscerale dhe emergjente vaskulare (veçanërisht dëmtimet vaskulare të rënda intra dhe ekstra-abdominale) në Spitalin e Aksidenteve të Grazit, në Klinikën Universitare të Grave të Grazit, si dhe në spitalet rajonale periferike të Styria-s. 

Gjithashtu, ka realizuar detyra të ndryshme organizative dhe koordinuese, duke përfshirë edhe pozitën e Zëvendësshefit në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme të Klinikës Kirurgjike Universitare të Gracit deri në largimin nga Departamenti në dhjetor të vitit 2014. Për më tepër, që nga 1 janari 2015, Dr. Hauser është Shef i Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Shtetëror Graz II dhe Shef i Qendrës Shëndetësore të Gjirit Graz II.

Dr. Hubert Hauser ka shërbyer si mentor trajnimi për asistentë dhe mjekë të rregullt për 5 vite. Ai është anëtar i shoqërisë Evropiane të Onkologjisë Kirurgjike, Anëtar i Shoqatës Evropiane për Kirurgjinë Endoskopike, Anëtar i Shoqatës Gjermane për Kirurgji, Anëtar themelues i Grupit Austriak të Punës për Koloproktologji (ACP), Menaxheri i procesit KAGES për trajnim të rregullt mjekësor dhe zyrtar i rregullt mjekësor në Klinikën Universitare për Kirurgji (për më shumë se 10 vite), hartues i udhëzuesit të rregullt mjekësor për kirurgët, etj. 

Registration

Forgotten Password?