Komiteti për Anëtarësi

Kryesia

Kryetar: Kryetari i KCS, Prof. Dr. Rifat Latifi,

Nënkryetar: Drejtori Ekzekutiv i KCS, Dr. Sadik Llullaku

Anëtarët e Komitetit:

Dr. Belinda Pustina – Oftalmologe

Dr. Alban Rushiti – Kirurg Pediatrik

Dr. Blerim Berisha – Telemjekësi;

Dr. Fatlume Arifaj – Mjekësia Emergjente

Misioni:

Komiteti për Anëtarësi i KCS do të shërbejë si rrugë komunikimi ndërmjet Udhëheqësisë së KCS-së dhe anëtarëve të saj. Anëtarët e Komitetit do të identifikojnë dhe adresojnë nevojat e ndryshme profesionale të anëtarëve të KCS-së, në përputhje me vlerat e KCS-së si shtëpi profesionale për kirurgji me qëllim të rritjes dhe angazhimit të anëtarëve të saj për të transformuar dhe përmirësuar disiplinat e kirurgjisë në Kosovë.

Komiteti do të jetë përgjegjës për:

-Rritjen e numrit të anëtarëve të KCS-së dhe të sigurohet që anëtarë të KCS të jenë të gjithë kirurgët aktiv (përfshirë ata në institucionet akademike dhe spitalet publike, si dhe ata të praktikës private) në të gjithë vendin, specializantët e çdo lëmie kirurgjike dhe studentët e mjekësisë, që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen;

– Kënaqësinë e anëtarëve;

-Rekomandimin e Strategjive në dobi të KCS dhe anëtarëve të saj.

Registration

Forgotten Password?