Misioni
Misioni i Komitetit për Kancer është që të përmirësoj gjasat e mbijetesës dhe cilësinë e jetës për pacientët me kancer, përmes vendosjes së standardeve që promovojnë parandalimin e kancerit, kërkimin, edukimin dhe monitorimin e kujdesit gjithëpërfshirës të cilësisë.
Komiteti synon që:
-Të vendos standarde për të siguruar ofrimin e kujdesit cilësor, multidisiplinar dhe gjithëpërfshirës për kancer në mjediset e kujdesit shëndetësor;
-Të kryej sondazhe në mjediset e kujdesit shëndetësor për të vlerësuar pajtueshmërinë me ato standarde;
-Të mbledh të dhëna të standardizuara nga mjediset e kujdesit shëndetësor për të matur cilësinë e kujdesit ndaj kancerit;
-Të përdor të dhëna për të monitoruar modelet dhe rezultatet e trajtimit si dhe për të rritur kontrollin e kancerit dhe aktivitetet e mbikëqyrjes klinike;
-Të zhvilloj ndërhyrje efektive arsimore për të përmirësuar parandalimin e kancerit, zbulimin e hershëm, ofrimin e kujdesit ndaj kancerit dhe rezultatet në mjediset e kujdesit shëndetësor.