Komiteti për Kirurgjinë e Gjirit

Kryesia

Kryetar: Dr. Bedri Osmani, Kirurg Torakal

Nënkryetare: Dr. Dafina Ademi Islami, Onkologe

Anëtar i Kryesisë: Dr. Shqiptar Demaçi, Kirurg Torakal

Anëtarët e Komitetit:

  • Dr. Skender Dreshaj – Gjinekolog dhe Obstetër
  • Dr. Alban Neziri – Gjinekolog dhe Obstetër (Gjermani)
  • Dr. Agim Berisha – Kirurg Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik
  • Dr. Arjeta Podrimaj- Patologe
  • Dr. Bedri Osmani- Kirurg Torakal
  • Dr. Dafina Ademi Islami- Onkologe
  • Dr. Goneta Gashi – Patologe
  •  Dr. Korab Berisha – Kirurg Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik
  • Dr. Liridona Guci – Kirurge Plastike,Rekonstruktive dhe Estetike
  • Dr. Merita Hashani Bacaj – Patologe
  • Dr. Shkendije Nuza – Radiologe
  •  Dr. Shqiptar Demaçi – Kirurg torakal

Misioni:

Ky komitetet do të organizohet me ekspertë të lëmive të ndryshme dhe do të trajtojë të gjitha aspektet e menaxhimit të kancerit të gjirit, duke formuluar kriteret dhe standardet e të gjitha fazave të trajtimit prej edukimit, skriningut, mjekimit operator dhe onkologjik, përcjelljes, grumbullimit dhe analizimit të të dhënave, rehabilitimit, kujdesit paliativ dhe deri te kujdesi psikosocial;

-Do të përcaktojë standardet e Qendrës së gjirit dhe standardet e ekspertizës profesionale të stafit;

-Do të organizojë simpoziume, seminare dhe punëtori profesionale, si dhe do të avokojë për arritjen e standardeve të duhura dhe mbështetjen e grupit të pacientëve dhe familjarëve të tyre me këtë sëmundje;

-Do të shqyrtojë edhe aspektet tjera të sëmundjeve të gjirit.

Aktivitetet:

Aktiviteti kryesor i këtij Komiteti përgjatë vitit 2023 ishte organizimi i Sesionit të Kirurgjisë së Gjirit në Kongresin e Tretë Klinik, përmes caktimit të ligjëruesve të huaj, si dhe dërgimi i abstrakteve nga ligjëruesit vendorë.

Planet për 2024:

Finalizimi i Standardeve të Përgjithshme për Qendrën e Gjirit;

Përpilimi i Sesionit për Kirurgjinë e Gjirit në Kongresin e Katërt Klinik të KKK;

Organizimi i simpoziumeve vetëdijësuese për Kancerin e Gjirit;

Zbatimi në praktik i pilot-projektit të Ekipit Multidisiplinar të Gjirit.

Registration

Forgotten Password?