Misioni:
KKK synon që për cdo vit të organizojë Kongresin Klinik, në të cilin do të paraqiten rezultatet e të arriturave profesionale dhe shkencore nga shkencëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Do të ketë ligjërata të emërtuara, sipas vendimit të Bordit Drejtues të KKK. Do të inaugurohen anëtarët e rinj dhe do të ndahen cmimet e KKK. Ky komitet ka Komitetin Shkencor dhe Organizativ dhe merret me të gjitha aspektet e organizmiit dhe mbarëvajtjes së Kongresit.
Kryesuesit dhe anëtarët e këtij Komiteti zgjidhen nga Kryesia e KKK dhe kanë mandate deri në përfundim të Kongresit.