Kryesia
Kryetar: Dr. Vlora Ibishi, gjinekologe dhe obstetër
Anëtarët e Komitetit:
- Dr. Vlora Ibishi – Gjinekologe dhe Obstetër
- Dr. Enver Fekaj – Kirurg Abdominal
- Dr. Laura Leci – Kirurge Vaskulare
- Dr. Raif Cavolli – Kardiokirurg
- Dr. Enver Hoxha – Kirurg Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik
- Dr. Mergime Prekazi Loxha – Kirurge Maksillofaciale
- Dr. Sabri Hyseni – Kirurg Urolog
- Dr. Talat Gjinolli – Neurokirurg
- Dr. Sejdi Statovci – Kirurg Pediatrik
- Dr. Agron Poniku – Kirurg Torakal
- Dr. Skender Ukaj – Kirurg Ortoped
- Dr. Mentor Gorani – Kirurg Oftalmolog
- Dr. Qazim Hyseni – ORL
Misioni:
Misioni i këtij Komiteti është të adresojë çështjet e arsimit të specializantëve në kirurgji, duke përfshirë mjedisin arsimor, karakteristikat e grupit të specializantëve, çështjet kurrikulare të arsimit në disiplinat kirurgjike dhe çështjet e kompetencave. Qëllimet e Komitetit për Specializime janë:
-Të adresoj në mënyrë gjithëpërfshirëse nevojat arsimore të specializantëve kirurgjikal dhe studentëve nga të gjithë disiplinat kirurgjikale;
-Të mbështes përpjekjet arsimore për të lehtësuar kalimin nga shkolla mjekësore në trajnimin e specializimit dhe nga trajnimi në praktikë.
-Të luajë një rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e programeve të reja dhe inovative arsimore për të adresuar kompetencat e përgjithshme në programet e specializimit;
-Të vendos në dispozicion një spektër të programeve dhe materialeve arsimore inovative për specializantët e kirurgjisë;
-Të siguroj mjedis efektiv edukativ të specializimit për të siguruar përvojat më të mira edukative për specializantët dhe studentët, si dhe rezultate optimale edukative;
-Të ofroj fellowship dhe kurse në edukimin kirurgjikal për specializantët dhe studentët;
-Të ndihmoj programet e specializimit për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të akreditimit;
-Të zbatoj programet arsimore për të adresuar nevojat arsimore dhe administrative të drejtorëve të programeve të specializimit, në bashkëpunim me organizatat përkatëse të drejtorëve të programeve;
-Të koordinoj aktivitetet arsimore me organizata të ndryshme të drejtorëve të programeve kombëtare për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe rezultatet optimale;
-Të monitoroj rezultatet e programeve specifike arsimore.