Kushtrim Shala Dr. med.

Kushtrim Shala Dr. med., ka lindur në vitin 1971 në Prishtinë. Shkollën fillore e të mesme i kreu në vendlindjen e tij, në Prishtinë. Prej tetorit të vitit 1989 deri në qershor të vitit 1992 studimet i vazhdoi në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në tetor të vitit 1990 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku studioi, paralelisht deri në Maj të vitit 1992. Në qershor të vitit 1992 për shkaqe politike, u largua në Gjermani. Si kërkues azili, pas një kohe të shkurtër, filloi të punojë si praktikant e më vonë si teknik medicinal në spitalin Maria Hilf në Krefeld, afër Düsseldorfit.

Në vitin 1997 rifilloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë me renome në WWU në Münster. Pas përfundimit të studimeve, në nëntor të vitit 2005 mbron disertationin dhe merr titullin shkencor Doktor i Mjekësisë me notën “suma cum laude” në WWU në Münster.

Nga korriku 2004 deri në shtator të vitit 2010 punoi fillimisht si Asistent e më pas si specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme në Raphaelsklinik, në Münster. Nga tetori i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2019 punoi si Mjek Kryesor, Shef Reparti, e më vonë, nga viti 2016, si zv. Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme e Abdominale me Proktologji në Westmünsterland Klinik,  Borken. Gjatë kësaj kohe specializoi në lëminë e Kirurgjisë Abdominale, Kirurgjisë Speciale Abdominale dhe të Proktologjisë.

Nga dhjetori 2019 është Udhëheqës, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale me Proktologji të St. Elisabeth-Hospital në Beckum, një ndër 15 klinikat që janë pjesë e St. Franziskus Stiftung në Münster.

Dr. Shala ka marrë pjesë në mbi 11,500 intervenime të ndryshme kirurgjikale prej të cilave rreth 9000 si operator kryesor. Ndër të tjera operon pacientët që vuajnë nga sëmundjet beninje e malinje të gjëndrrës tiroide, lukthit, idhëzës, shpnetkës, zorrës së hollë, zorrës së trashë, zorrës qorre, hernive të ndryshme, të gjitha këto me metoda të ndryshme e posaçërisht me metodën Minimale Invazive, gjegjësisht Laparoskopi. Shumicën e intervenimeve të Proktologjisë si hemoroidet, fistulat, fisurat, Dr. Shala i trajton me metoda të përparuara moderne, me laser.

Registration

Forgotten Password?