Lars-Peter Kamolz, MD

Lars-Peter Kamolz, MD, lindi më 11 mars 1972 në Berlin, Gjermani. Ka studiuar Mjekësi në Universitetin e Vjenës, Fakultetin e Mjekësisë, Vjenë, Austri (M.D.). Për më tepër, ai ka studiuar Menaxhim të Cilësisë dhe Procesit në Departamentin për Menaxhim Komunikimi dhe Dijes në Universitetin e Danubit në Krems, Austri (M.Sc.). Ai është Kirurg Plastik, Estetik dhe Rekonstruktiv i çertifikuar nga Bordi (ÖGPÄRC). Në vitin 2012, ai u bë Profesor për Kirurgjinë Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive në Divizionin e Kirurgjisë Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive, Departamentin e Kirurgjisë, Universiteti Mjekësor i Grazit dhe Shef i Divizionit të Kirurgjisë Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive, Departamenti i Kirurgjisë, Universiteti Mjeksësor i Gracit, Austri. Për më tepër, ai është Drejtues i Njësisë Kërkimore për Sigurinë dhe Qëndrueshmërinë në Kujdesin Shëndetësor dhe Zëvendës Drejtor Kryesor Mjekësor i Spitalit Universitar LKH në Graz. Që nga viti 2018 ai është gjithashtu Drejtor i COREMED – Qendra Kooperative për Mjekësinë Rigjeneruese në Joanneum Research Forschungsgesellschaft mbH. 

Ai është Menaxher i çertifikuar i Cilësisë, Menaxher i Sistemeve të Cilësisë EOQ, Menaxher i çertifikuar i Riskut, Vlerësues EFQM dhe Auditor për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë.

Fokusi i tij i kërkimit është Kirurgjia Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive, Kujdesi për Djegiet, Mjekësia Rigjeneruese dhe Inxhinjeringun e Indeve, Plakja, Menaxhimi i Cilësisë dhe Rrezikut, Shkrimi Shëndetësor dhe Qëndrueshmëria. Ai është redaktor dhe anëtar i Bordit të Recenzentëve të disa revistave ndërkombëtare, autor i më shumë se 250 artikujve të rishikuar nga kolegët, redaktor i disa librave dhe kapitujve të librave. Për punën e tij shkencore është shpërblyer disa herë nga organizata të ndryshme shkencore.

Registration

Forgotten Password?