Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për Botimin e përbashkët të Revistës Shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’.
Marrëveshja e cila në emër të Kryetarit të KKK-së dhe njëherit Kryeredaktorit të revistës ‘Kosova Journal of Surgery‘ u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv, Dr. Sadik Llullaku, dhe nga Rektori i UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi, përcakton mes tjerash se KKK dhe UP do të punojnë për të rritur punën kërkimore dhe shkëmbimin e njohurive në disiplinat kirurgjike dhe fushat tjera të mjekësisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, dhe për të përgatitur revistën për aplikim për t’u indeksuar në platformat e njohura ndërkombëtare si Pubmed, Scopus, Web of Science, etj.