Michael Sutherland, MD, MBA, FACS, është Drejtor i Divizionit të Shërbimeve të Anëtarëve në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve. Ai është Profesor i Kirurgjisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Traumë dhe Kirurgjinë e Përgjithshme të Urgjencës. Dr. Sutherland mori diplomën e tij universitare dhe mjekësore nga Universiteti Shtetëror i Luizianës dhe MBA nga Universiteti Shtetëror i Ohajos. Trajnimin kirurgjik e ka përfunduar në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe është diplomat i Bordit Amerikan të Kirurgjisë.
Dr. Sutherland ka shërbyer si Drejtor Mjekësor i Traumës dhe Drejtor Mjekësor i Sistemeve të Traumës në mesin e roleve të tij të shumta në udhëheqjen e spitalit. Ai është i interesuar në zhvillimin e sistemeve të traumës tejet funksionale për të sjellë kujdes optimal për numër sa më të madh të qytetarëve në rajon. Ai ka punuar në spektrin e plotë të kujdesit ndaj traumës që nga puna si mjek paraspitalor, kirurg ushtarak dhe kirurg në të katër nivelet e qendrave të traumës.
Në rolin e tij aktual në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve, ai mbikëqyr të gjitha aktivitetet e ACS-së në lidhje me anëtarësimin ndërkombëtarë dhe vendas, aktivitetet e kapitullit mbarëbotëror, Bordin e Guvernatorëve si dhe programe të tilla si “Operation Giving back”, Programet e Bursave të ACS-së, si dhe Sistemin e Shëndetit Ushtarak në Partneritet Strategjik me ACS.
Dr. Sutherland është fokusuar në demonstrimin e përfitimeve me vlerë të shtuar të anëtarësimit në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve për Fellows/Anëtarë në mbarë botën. Ai i është përkushtuar rritjes së anëtarësimit në Kolegjin Amerikan të Kirurgëve si një organizatë gjithëpërfshirëse që përfaqëson të gjitha specialitetet e kirurgjisë në të gjithë botën.