Prof. Asoc. Qëndresë Daka, FEBO

Prof. Asoc. Qëndresë Daka, FEBO është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës dhe oftalmologe në Klinikën e Syve, Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Ajo është trajnere e çertifikuar për mësimdhënie në arsimin e lartë nga World Learning, specialiste e çertifikuar për sëmundjen e glaukomës nga Shoqata Europiane e Glaukomës, dhe ka përfunduar provimin Europian për Oftalmologji ndaj dhe mban titullin Fellow of European Board of Ophthalmology.

Në cilësinë e oftalmologes dhe hulumtueses, Prof. Daka ka punuar në: Universitetin Ludwig Maximilian në Mynhen, Gjermani; Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali; Universitetin e Lubjanës në Lubjanë, Slloveni; dhe Queen’s University Belfast në Belfast, Mbretëri e Bashkuar. Ajo është aktive në një numër të projekteve profesionale dhe hulumtuese kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe punë vullnetare në organizata të ndryshme përfshirë: grupën Cochrane Eyes &Vision, shoqatën EGS, shoqatën ESCRS, projektin “Programming” të COST, Mentoring our Future, dhe UNICEF programin. Është, autore e disa artikujve shkencorë dhe librave për sëmundjen e glaukomës, dhe prezentuese në konferenca ndërkombëtare.

Pikë e veçantë e Prof. Daka është ekspertiza e saj në rishikimet sistematike dhe zhvillimin e protokolleve, përkushtimi për adresimin e jobarazisë dhe diversitetit, dhe mentorimi. Për kontributin e saj në vitin 2022 është nderuar me çmimin “Next Generation Partners” nga EGS, “Systematic reviw award” nga ESCRS, dhe “Mësimëdhënia e bazuar në hulumtim” nga MASHT.

Prof. Daka është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në kohën e lirë preferon skijimin, çiklizmin, notimin dhe çdo aktivitet me familje në natyrë.

Registration

Forgotten Password?