Prof. Ass. Dr. Nikollaq Kaçani, mjek kirurg, doktor i shkencave, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1972. Pas diplomimit ai filloi specializimin në Kirurgji, ku pasi përfundoi edhe specializimin u emërtua kirurg në Klinikën e Kirurgjisë, gjersa në vitin 1984 zgjedhet Asistent në Katedrën e Kirurgjisë. Specializimin e vazhdoi në Paris, Francë, duke u perfeksionuar në kirurgjinë e heparit, rrugëve biliare dhe pankreasit. Në vitin 1994 mori titullin akademik Profesor i Asc. i Kirurgjisë. Pos punës profesionale është marr edhe me publikime shkencore, duke referuar në simpoziume, konferenca dhe kongrese për problemet e kirurgjisë brenda dhe jashtë vendit. Ka shkruar disa artikuj në Buletinin e shkencave mjekësore dhe revistën mjekësore.
Prof. Ass. Dr. Kaçani udhëheq me sukses specializantët e kirurgjisë nga të gjitha rajonet dhe Kosova. Ai është anëtar i Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgjisë dhe i Shoqatës Europiane të emergjencës dhe traumës.