Prof. Dr. Gershon Volpin

Prof. Dr. Gershon Volpin, ka lindur më 11 nëntor të vitit 1946, në Tiberia, Izrael, dhe është ortoped i njohur i cili ka një karrierë disa dekadëshe dhe me ndikim. Në vitin 1971, Dr. Volpin ka marrë titullin e Doktorit të Mjekësisë, nga Universiteti prestigjioz Hebraik në Jeruzalem.

Në vitin 1996, Dr. Volpin u emërua Drejtor i Departamentit të Ortopedisë, në Spitalin e mirënjohur të Galileas Perëndimore në Nahariya, Izrael. Si Shef i këtij Departamenti, ai udhëhoqi një ekip profesionistësh të përkushtuar në fushën e Mjekësisë, duke ndarë dijen e gjerë, udhëheqjen shembullore dhe qasjen dashamirëse kundrejt kujdesit të pacientëve.

Përtej kontributit të tij klinik, Dr. Volpin, ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm një diskursin shkencor të Ortopedisë si Anëtar i Bordit Redaktues të “International Orthopaedis”. Nga kjo pozitë, ai ndau shkëmbime të vlefshme në komunitetin mjekësor global, me ç’rast edhe ndikoi në mënyrë të përhershme në avancimin e mjekësisë ortopedike.

Marquis Who’s Who, botues amerikan, e ka emëruar Gershon Volpin si një Ortoped tejet të shquar, dhe pos të tjerash arritjet e tij kanë bërë që ai të fitojë çmimin Profesor Nderi nga Universiteti i Shkupit, në Maqedoni në vitin 2005.

Registration

Forgotten Password?