Prof. Dr. Lytfi Zylbeari

Prof. Dr. Lutfi Zylbeari është Profesor ordinar në Fakultetin e  Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, për lëndët: Ekzaminim Klinik, Mjekësi Interne, Patofiziologji  dhe Etikë Mjekësore me Deontologji. Studimet në fushën e Mjekësisë  i  ka mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1982 pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup, Republika E Maqedonisë së Veriut.  Edukimin për Nefrologji, Hemodializё dhe Transplantim tё Organeve Artificiale  e mbaroi pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, në Katedrën e Sëmundjeve të Brendshme- Klinika e Nefrologjisё. Specializimin nga Mjekёsia Interne e kreu gjatё viteve 1995-1998 dhe para afatit ligjor  me vendim tё Dekanatit tё Fakultetit tё Mjekёsisё dhe Katedrёs tё Sёmundjeve tё Brendshme, me sukses mbrojti  provimin specialistik nga lёmia e Sёmundjeve tё Brendshme në Klinikën e Sëmundjeve Interne në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit  Shtetëror “Sv. Kiril i  Metodij”, në Shkup. Pas specializimit  me sukses e mbaroi  edhe Edukimin nё Lёminё e Ultrasonografisё nё Klinikёn e Nefrologjisё dhe Institutin e Radiodiagnostikёs dhe Onkologjisё pranё Fakultetit tё Mjekёsisё nё Shkup. Prej tetorit tё vitit 2004 deri në mbarim të vitit 2006 ka qenë i emёruar si Drejtor gjeneral pranё Qendrёs Medicinale tё Tetovёs.

vitin 2004 nё katedrёn e Sёmundjeve tё Brendshme pranё Fakultetit tё Mjekёsisё – Universiteti “Sv. Kiril i Metodij”, Shkup, me sukses mbrojti tezёn e Magjistraturёs me titull “Profili i lipideve tek pacinetёt me Insuficiencё Kronike Renale Terminale tё Mjekuar me Hemodializё Pёrsёritёse”.

Doktoraturёn me titull  “Profili i Dislipidemise dhe Aberacionet e Apoproteineve tek Pacientёt e Mjekuar me Hemodializё Pёrsёritёse”, me mentor Prof. Dr. Koço Çakalaroski me sukses e mbrojti me datë 08.06.2009 nё Katedrёn e Sёmundjeve tё Brendshme pranё Fakultetit tё Mjekёsisё, Universiteti ,,Sv. Kiril i Metodij”, Shkup.

Nё vitin 2006, komisioni i veçantё pёr avansim shkencor pranё Ministrisё sё Shёndetёsisё tё R.M-sё e emёroi me titullin Primarius tё Shkencave tё Mjekёsisё.

Nё vitin 2007 me sukses e mbaroi edhe Edukimin mbi Sëmundjet e Sheqerit nё Klinikёn e Endokrinologjisё pranё Fakultetit tё Mjekёsisё, Universiteti “Sv. Kiril i Metodij”, Shkup.

Ai ёshtё anёtar aktiv nё shumё sekcione, intersekcione shkencore nё vend dhe jashtё shtetit, seminare dhe kongrese nga lёmia e Sёmundjeve tё  Brendshme, Nefrologjisё, Dializёs, Transplantacionit dhe Organeve artificiale dhe  Shoqatën e Mjekëve Shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prof. Dr. Lutfi Zylbeari është anёtar aktiv i : Shoqatёs sё Nefrologёve pranё SHMDTOA (Shoqatёs Maqedone pёr Nefrologji, Dializё, Transplantim dhe Organe Artificiale) si dhe nё asociacionet Balkanike, Europiane dhe Botёrore( BANTAO, EDTA-ERA-Europien Association of Nephrology, Dialysis, Transplantation Artificiel Organ, ESAO, ISAO, INFA, Akademia e Shkencave dhe Arteve  në Republikën e Maqedonisë  së Veriut). Poashtu Dr. Zylbeari ёshtё Anёtar i bordit shkencor pranë Shoqatës së Nefrologëve, Hemodializës, Transplantacionit dhe Organeve Artificiale të Republikёs sё Maqedonisë  së Veriut . Nё muajin maj tё vitit 2009 me sukses e mbaroi edukimin nga lёmia e Menaxhmentit Shёndetёsor dhe Lidershipit  për Shёndetёsi. Prof. Dr. Lutfi Zylbeari është autor dhe bashkёautor i mbi 450 punimeve shkencore origjinale  burimore të publikuar në revista brenda dhe jashtë vendit me recenzion ndërkombëtar, si dhe autor i 16 librave universitare-mjekësore.

Aktualisht përveç detyrës së mësimëdhënësit ushtron detyrën  redaktorit të revistës Mjekësore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore “Acta Medica Balkanica”(International Journal of Medica Siences”)  që e boton Universiteti i  Tetovës,  dhe anёtar i bordit redaktues të revistës “MEDICUS”, botim i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarё pranë RMV, si dhe revistës  “Albanian Journal of Trauma and Emergency Surgery-AJTES”, botim i Universitetit të Mjekësisë-Tiranë.

Prof. Dr. Lutfi Zylbeari është organizator dhe kordinatori i katër konferencave mjekësore me pjesëmarrje internacionale, të organizuara nga Fakultetit i Mjekësisë së Tetovës, pranë Universitetit të Tetovës.     

Registration

Forgotten Password?