Prof. Dr. med. Marco Niedergethmann

Prof. Dr. med. Marco Niedergethmann është Shef i departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Alfried Krupp Krankenhaus dhe Shef i Qendrës Viscerale-Onkologjike.

Ai mori diplomën nga Universiteti i Heidelberg në vitin 1998 në Habilitimin Kirurgjik, në Marburg, Heidelberg, Mannheim dhe San Francisco, SHBA. Ai mori doktoraturën e tij nga Universiteti i Heidelberg në vitin 2006, në Habilitimin Kirurgjik ku më vonë u bë Profesor i Kirurgjisë në vitin 2008. 

I përkushtuar në Kirurgji, Dr. Niedergethmann ka pasur disa pozicione drejtuese si: në vitin 2007 dhe 2010  në Kirurgjinë Vaskulare në Spitalin Universitar Mannheim, në periudhën 2008-2012 në Kirurgjinë Hepatobiliare dhe Pankreatike në Spitalin Universitar Mannheim. Që nga viti 2013 Shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Alfried Krupp Krankenhaus Essen, ndërsa që nga viti 2017 Drejtues i Qendrës Visceralonkologjike në Alfried Krupp Krankenhauses.

Ai ka 71 publikime në Pubmed dhe 6 kapituj librash. Temat e tij akademike përfshijnë: Gjykime të Randomizuara në Kirurgji, Pankreasi: Kanceri dhe lezionet cistike / IPMN, Kirurgjia e mëlçisë, Kanceri kolorektal, Kirurgjia metabolike. Dr. Niedergethmann është pjesë e bordit editorial të “Der Chirug” dhe të “Innovative Surgical Sciences”.

Nga ana tjetër, temat klinike të Dr. Niedergethmann përfshijnë: Onkologjinë Kirurgjikale, Kirurgjinë minimale-invazive, Kirurgjinë hepatobiliare dhe Pankreatike, Koloproktologjinë, Kirurgjinë Metabolike dhe Herniat. 

Registration

Forgotten Password?