Prof. Dr. Samedin Haxhijaha

Prof. Dr. Samedin Haxhijaha lindi më 1 Janar 1946 në Rahovec. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren. Gjatë vitit shkollor 1966-1967 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup të cilin e përfundon më 29 Shkurt të vitin 1972. Gjashtë vite më vonë, përkatësisht më 18 Shtator 1978, Dr. Haxhijaha përfundoi Specializimin nga Kirurgjia e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, në Kroaci. Ndërsa një vit më vonë i përfundon edhe studimet postuniversitare nga lëmia e Gastroenetologjisë me Hepatologji. Gjatë vitit 1999 përfundoi doktoratën në Prishtinë me temën: “Rezultatet e mëvonshme të mjekimit kirurgjikal të ulcerës duodenale me vagotomi proksimale selektive në materialet klinike në Krakovë dhe Zagreb”

Praktikën studentore e kreu në Klinikën e Neurokirurgjisë të Universitetit të Varshavës gjatë vitit 1970. Që nga viti 1978 për shumë vite ka qënduruar në Katedrën e Parë të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe kirurgjisë Gastroenterologjike të Universitetit të Jagellonit në Karkov, Poloni ku ka fituar njohuri në lëmitë e diagnostikës dhe trajtimit endoskopik të sëmundjeve të traktit digjestiv. Në Klinikën e Kirurgjisë të Spitalit të Prishtinës punoi nga 1 Marsi i vitit 1972, ku për një kohë të gjatë ka punuar si Kryeshef i shërbimit të pranimit dhe të ambulancave specialistike, ndërsa në vitin 1979 emërohet Asistent në Katedrën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Pas aftësimit të tij në shumë qendra eminente në Kroaci dhe Poloni, në bashkëpunim me kolegët e tij nga shërbimi i endoskopisë së traktit respirator dhe urologjik, themelon Shërbimin për Diagnostikë dhe Terapi Endoskopike të Traktit Digjestiv të Klinikës së Kirurgjisë në Prishtinë.

 Pos të tjerash, Dr. Haxhijaha, ka qenë edhe autor e bashkautorë i një numri të madh të punimeve shkencore në vend dhe në botë dhe inagurues i dy metodave origjinale në kirurgji për mjekimin e unguis incarnates halluces dhe të atheroma-s. Ai ushtroi profesionin edhe si Profesor i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, gjithashtu edhe si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të asaj kohe (Prof. Dr. Ferid Agani). Duke lënë pas vetes një bagazh suksesi, Haxhijaha, ndërroi jetë më 29 Janar të vitit 2017 në Prishtinë.

Registration

Forgotten Password?