Prof. Dr. Sci. Riza Binishi

Prof. Dr. Sci.  Riza Binishi lindi në Gjakovë më 26 tetor, 1938. Ai kreu shkollën fillore në Gjakovë, ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Në vitin 1960 filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ndërsa më 1968 filloi studimet specialistike në lëminë e Kirurgjisë së Përgjithshme në Prishtinë dhe i përfundoj sërish në Beograd.

Pas studimeve u rikthye n Gjakovë si mjek i praktikës së përgjithshme. Pastaj, si specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme angazhohet në Spitalin e Përgjithshëm, sot Qendër Klinike Universitare e Prishtinës. Përgjatë viteve, zgjedhet Kryeshef i Repartit të Kirurgjisë në Klinikën Kirurgjike. Karriera akademike e Prof. Dr. Sci. Riza Binishi përfshin pozitën e Asistentit, Profesorit Ordinar dhe në fund, pozitën prej Dekani në Fakultetin e Mjekësisë e si i tillë edhe u pensionua.

Angazhimi i Prof. Dr. Sci. Riza Binishit nuk mbetet vetëm profesional e shkencor, por u zgjerua aty ku kishte më së shumti nevojë. Si kirurg me përvojë të madhe u thirr nga UÇK në Zonën Operative të Drenicës, saktësisht në fshatin Likoc. Prof. Dr. Sci. Riza Binishi përkundër moshës së shtyer dhe shëndetit të rënduar, gjatë tre muajve të bombardimeve Mars-Qershor 1999, qëndroi në Zonën Operative të Llapit. Operacione kirurgjike që ndërrmereshin nga Dr. Binishi zhvilloheshin në kushte të rënda si: spitale të improvizuara fushore dhe shkolla të braktisura, me c’rast nuk pati asnjë dëmtim të vetëm përgjatë kësaj periudhe.

Prof. Dr. Sci. Riza Binishi vdiq më 26 Shkurt, 2011. Ai gjithmonë do të kujtohet si hero i luftës dhe i paqes në Kosovë.

Registration

Forgotten Password?