Prof. Dr. Zenel Kelmendi lindi në Preshevë më 1937. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Më 1964 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Një vit punoi si mjek në Gjilan, kurse nga viti 1969 erdhi në Prishtinë, kur filloi specializimin nga kirurgjia e përgjithshme dhe vaskulare. Specializimin e kreu në Zagreb dhe pastaj vazhdoi edhe në Pragë dhe Gjenevë. Tezën e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1980. Në vitin 1972 është zgjedhur asistent i kirurgjisë dhe pastaj ka arritur deri te titulli i profesorit ordinar për kirurgji. Ka rreth 50 publikime në revista të ndryshme shkencore. Prej vitit 1991 deri në vitin 1996 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, kurse prej vitit 1997 ishte rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” deri në pension, më 2007.
×
- Ballina
- Rreth nesh
- IGR
- Lajme
- KJS
- Buletini
- Kongreset
- Kongresi 2021
- Kongresi 2022
- Rreth Kongresit
- Programi i Kongresit
- Libri i Kongresit të Dytë Klinik & Abstraktet
- Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”
- Ligjëratat e emërtuara (“state-of-the-art”)
- Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”
- Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”
- Çmimi për “Partneritet të Shkëlqyer”
- Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”
- Sponsorët
- Ligjëruesit e Ftuar Ndërkombëtarë
- Galeria
- Kongresi 2023
SQ
EN
- Login