Propozimet për Çmimet e Kongresit të Tretë Klinik

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka krijuar çmime të ndryshme, të cilat i ndajmë çdo Kongres vjetor, për të nderuar personalitetet që kanë vënë bazat e kirurgjisë në vendin tonë, si dhe ata që po vazhdojnë t’i kontribuojnë zhvillimit të kirurgjisë në forma të ndryshme.

Çmimet të cilat i ndajmë janë:

Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” – Ky çmim jepet për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve të caktuar në avancimin e shkencës, praktikës dhe kirurgjisë në Kosovë. Çmimi nuk jepet post-mortem dhe i jepet personit më të vjetër në moshë nga të gjithë të nominuarit. Për më tepër: https://koscs.org/sq/cmimi-per-arritje-jetesore-prof-dr-sami-haxhibeqiri/ ;

Çmimi “Publikimi dhe Inovacioni i Vitit”, i cili i dedikohet publikimit dhe/ose inovacionit më të rëndësishëm të vitit. Për më tepër: https://koscs.org/sq/cmimi-publikimi-dhe-inovacioni-i-vitit/ ;

Çmimi “Udhëheqja përmes Shembullit”, i cili i dedikohet veçanërisht kirurgëve tanë nga jashtë vendit të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në vend, si dhe kirurgëve vendorë që kanë dhënë poashtu kontribut për kirurgjinë dhe më gjerë. Për më tepër: https://koscs.org/sq/cmimi-udheheqja-permes-shembullit/ ;

Çmimi: Specializante e Dalluar “Prof. Dr. Preveza Abrashi”, i cili u dedikohet specializanteve të dalluara të lëmive kirurgjike. Për më tepër: https://koscs.org/sq/cmimi-specializante-e-dalluar-prof-dr-preveza-abrashi/ ;

Me qëllim që të përfshijmë gjithmonë njerëz vërtetë meritorë në këto çmime, ju ftojmë që të nominoni veten, dhe/ose kolegët/mentorët/personat që ju i nihni (nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut) dhe që përmbushin kriteret për ndonjërin nga çmimet e lartëcekura, duke plotësuar të dhënat e mëposhtme:

Registration

Forgotten Password?