Arsimimi i Russell J Andrews përfshin një doktoraturë në Zhvillimin Njerëzor (Harvard), Shkollën e Mjekësisë (Dartmouth), specializimin në Neurokirurgji (Stanford) dhe 6 muaj në Spitalin Kombëtar, Queen Square, Londër. Ai ka shërbyer për dy vjet si Kirurg i Aviacionit të Ushtrisë Amerikane, 15 vjet në fakultetin neurokirurgjik të disa qendrave mjekësore universitare (përfshirë UC Davis dhe Stanford), dhe një periudhë të ngjashme të praktikës private të neurokirurgjisë në Silicon Valley. Dr. Russell ka qenë këshilltar mjekësor për 25 vjet në NASA Ames Research Center me grupet Nano Teknologjike dhe Sistemet Smart. Për dy vitet e fundit, ai ka qenë i ftuar si ligjërues për kursin e Inxhinierisë Mekanike të Stanfordit ME 268 (Robotikë, AI dhe Dizajn i Edukimit të Ardhshëm).
Emërimet e Andrews përfshijnë: Kryetarin e kaluar në Komitetin Ndërkombëtar të Ndihmës, Shoqatën Amerikane të Neurokirurgëve; Redaktor i Buletinit të Federatës Botërore të Shoqërive Neurokirurgjike (WFNS); Redaktor i Seksionit dhe Nënseksioneve për “Neurokirurgjinë Botërore”; anëtar bordi i disa shoqërive mjekësore; President i Konferencës Ndërkombëtare për Agjentët Neuroprotektivë (ICNA); dhe anëtar në WFNS Neurotrauma, Masat e Fatkeqësive, dhe Komitetet Neurorehabilituese.
Ai është autor/bashkëautor i mbi 90 artikujve kërkimor, mbi 60 kapituj të librave, dhe mbi 300 prezantimeve në konferenca të mëdha shkencore në të gjithë botën (shumë si një ligjërues i ftuar). Ai ka botuar dy libra: (1) Redaktor: Neuroprotection Intraoperative. Williams & Wilkins, 1996; (2) Autor: Too Big too Succeed: Profiteering in American Medicine. iUniverse, 2013. Së bashku me kolegët nga NASA, ai mban patentat e pajisjeve mjekësore.