Universiteti Mjekësor i Grazit shkruan për Kongresin Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
21 Tetor, 2022
Universiteti Mjekësor i Grazit në Austri, një nga universitet më të mira në Europë, ka publikuar informacione në web-faqen zyrtare të tyre lidhur me mbajtjen e Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe ndarjes së çmimit për një nga anëtaret më aktive të Kolegjit tonë, njëherit edhe profesoreshë në Universitetin Mjekësor të Grazit, Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj.
Dr. Kqiku-Biblekaj mori çmimin “Udhëheqja Përmes Shembullit”, çmim i cili i dedikohet veçanërisht mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, e të cilët kanë kontribuar dhe po kontribuojnë për kirurgjinë në Kosovë.
Për më tepër, Dr. Kqiku-Biblekaj ka qenë Ligjëruese e Ftuar Ndërkombëtare në Kongresin e Dytë Klinik, të mbajtur në Prishtinë më 15-18 Shtator 2022.
Neve së shpejti do t’i publikojmë biografitë dhe fjalimet e secilit fitues të çmimeve të ndara në Ceremoninë e Hapjes së Kongresit të Dytë Klinik, të mbajtur me 15 Shtator.
Lajmin original nga Universiteti Mjekësor i Grazit mund ta lexoni këtu: