Ymer Durmishi, MD, AFC, OMK, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Studimet postdiplomike i kreu në Spitalin Universitar të Gjenevës në Zvicër, ku edhe mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme. Ishte i integruar në ekipet e kirurgjisë abdominale dhe transplante të mëlqisë, veshkës dhe pankreasit. Një kohë të gjatë ishte ideator dhe përgjegjës në aplikimin e Vakum terapisë për abdomen të hapur në HUG. Ai është njohës i mirë i kirurgjisë laparoskopike, gjysëmrobotike dhe kirurgjisë robotike.
Dr. Durmishi, më pas vazhdoi karrierën po në Gjenevë, edhe në kirurgjinë torakale, pediatrike dhe kirurgjinë urgjente.
Është autor dhe bashkautor i disa publikimeve shkencore në revistat mjekësore në frëngjisht dhe anglisht. Me përgjegjësi të lartë ka udhëhequr disa spitale private. Aktualisht vazhdon punën e kirurgut në Prishtinë dhe njëkohësisht është mjek konsulent pranë Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Universitar të Gjenevës. Dr. Durmishi është anëtar i AFC-së në Paris.